Futbollisti kroat Luka Modriç dhe ai brazilian Vinicius Junior, janë kreatorët e fitores së Real Madridit, me rezultat 2:0 ndaj Girona-s.
Modriç përkundër që ka 39 vjet, kjo aspak nuk e pengon për të treguan cilësitë e tija.
Në minutën e 41-të, Modriç nga rreth 20 metra ka dërguar goditje të fuqishme duke shënuar eurogol në këndin e majtë të portës së Girona-s.
Në minutën e 83-të, Vinicius Junior i jep qetësinë Realit, shënoi për 2:0.
Real Madridi ndali tre pikë domethënëse në luftë për titullin e kampionit.
Pas javës së 25-të në kampionatin spanjoll, Barcelona kryeson me 54 pikë, pasojnë Reali me 54, Atletico Madridi 53, Athletic Bilbao 48 pikë etj.
Girona renditet në vend të dhjetë me 31 pikë të mbledhura.,