Trajneri i Benfikës: E vështirë me Barcelonën

Futboll

Trajneri i Benfikës: E vështirë me Barcelonën

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 19:18
Trajneri

Trajneri i Benfikës, Bruno Lage, komentoi të premten çiftimin me Barcelonën në 1/8 e finaleve në Ligën e Kampioneve me Barcelonën.

Në konferencën për shtyp, trajneri kujtoi ndeshjen e fundit mes dy skuadrave në Ligën e Kampionëve janarin e kaluar, kur “shqiponjat” u mundën në shtëpi 4-5.

“Ajo ishte një përballje e mrekullueshme kundër Barcelonës. Fatkeqësisht, ajo përfundoi me një rezultat të pafavorshëm”, kujtoi ai, duke vlerësuar fitoren 2-0 pasues në Torino.

“E dimë se do të jetë e vështirë me dy ndeshje kundër Barcelonës, por duhet të kemi ambicie”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat