Skuadra e Vëllaznimit sot është sulmuar në Prizren nga tifozët e Lirisë.
Skuadra gjakovare ka reaguar për këtë skandal të madh, pasi që futbollistët e saj janë sulmuar nga tifozët.
“Klubi i Futbollit Vëllaznimi, nëpërmjet këtij reagimi, dëshiron të sqarojë opinionin publik dhe Federaten e Futbollit e Kosovës në lidhje me incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, që ishte i qëllimshëm dhe i pabesë nga kriminelët që zbriten nga tribunat e tifozëve vendas.
Pas përfundimit të ndeshjes një numër i madh i tifozëve të KF Lirisë pa asnjë arsye apo provokimi kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët, zyrtarët dhe tifozët e KF Vëllaznimi me mjete të forta, gurë, shishe qelqi e shumë gjëra tjera.
Tifozët vendas kanë sulmuar fizikisht lojtarët, Altin Vojvoda dhe Ardian Hoti, si dhe është sulmuar dhe fyer shtabi teknik dhe Drejtori i Klubit nga Ndihmës-Trajneri i Lirisë Kevin Xhafa dhe për këtë arsye referi Kryesor e ka ndëshkuar me karton të kuq.
KF Vëllaznimi sipas rregullorës së garave 72 orë para ndeshjes e ka paralajmëruar Federaten e Futbollit si dhe KF Lirinë që tifozët do të udhëtojnë në këtë ndeshje, por klubi i Lirisë së bashku me Policinë e Kosovës me neglizhencë totale dështuan në organizim duke mos marrur asnjë nga masat e duhura për sigurinë në ndeshje që la hapsirë për eskalimin total të dhunës në fund të ndeshjes nga kriminelët në publikun vendas.
Ju lutemi organeve kompetente të Polisisë së Kosovës që nëpërmjet fotove ti identifikojnë kriminelët të cilët na kanë sulmuar pabesisht.
KF Vëllaznimi kërkon nga organet kompetente të Federates së Fubollit të Kosovës që të marrin masa për këtë sulm ndaj Lojtarëve, zyrtarëve dhe tifozëve të KF Vëllaznimit”, reagon FC Vëllaznimi.