Bayern Munih ka fituar 4-0 ndaj Eintracht Frankfurt, në “Allianz Arena”, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të në Bundesligë.
Goli i parë i takimit u shënua në minutat shtesë të pjesës së parë, ku meritën kryesore e kishte Lero Sane, i cili i dha një super assist për Olise, francezi e kishte shumë të lehtë për të dërguar topin në rrjetë.
Goli i dytë për bavarezët u shënua nga Hiroki Ito, në minutën e 61′, japonezi ndodhej në kohën dhe momentin e duhur, duke shënuar gol pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit.
Goli i tretë u shënua nga Jamal Musiala, pas një aksioni shumë të bukur personal. Në minutën e fundit shtesë pati kohë dhe për golin e katërt, të shënuar nga Gnabry.
Pas kësaj fitoreje, Bayern e e çon sërish në plus 8 diferencën nga Leverkusen i vendit të dytë. Eintracht Frankfurt mbetet i treti me 42 pikë.