Juventusi ka sot mundësinë më të mirë për t’u kthyer në katërshen e parë në renditjen e Serisë A, nëse do të arrijë të mposhtë në transfertë Kaljarin i cili lufton për mbijetesën.
Pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, tashmë bardhezinjtë do të fokusohen plotësisht te kampionati dhe një fitore sot do të linte disi pas krahëve atë zhgënjim në arenën ndërkombëtare.
Bie në sy në rreshtimin e Juventusit se Tiago Mota ka zgjedhur t’i besojë nga minuta e parë Vlahoviç, duke menduar se Kolo Muani ka luajtur rregullisht gjatë gjithë kësaj periudhe.
FORMACIONET ZYRTARE
KALJARI (4-3-2-1): Kaprile; Zapa, Mina, Luperto, Auxhelo; Adopo, Makumbu, Deiola; Zortea, Feliçi; Pikoli.
Trajner: Davide Nikola
JUVENTUS (4-2-3-1): Di Gregorio; Ueah, Gati, Kelli, Kambiaso; Lokateli, Kopmainers; Konseisao, MekKeni, Jilldiz; Vlahoviç.
Trajner: Tiago Mota.