Besa e Dobërdollit ka kërcënuar me tërheqje nga garat e elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Skuadra shquptare është e revoltuar për faktin se sot është dëmtuar drastikisht në duel me Gostivarin, e cila sfidë është mbyllur baras (0:0).
“Padrejtësia duhet të marrë fund!
KF Besa 1976 ka qenë gjithmonë pjesë e futbollit me përkushtim, sakrificë dhe pasion, duke respektuar rregullat dhe garën e ndershme. Por, fatkeqësisht, në shumë ndeshje me radhë vazdhojm të denohemi nga referët. Në takimin e fundit, u mohuam dy penallti të pastra, të cilat mund të kishin ndryshuar rrjedhën e ndeshjes dhe rezultatin përfundimtar.
Kjo nuk është hera e parë që ekipi ynë përballet me vendime të padrejta, të cilat dëmtojnë drejtpërdrejt jo vetëm mundin e presidentëve tanë dhe djersën e lojtarëve por edhe integritetin e kampionatit. Ne e kemi duruar gjatë këtë situatë, duke shpresuar se do të kishte përmirësime, por tashmë durimi ynë ka një kufi!
Nëse edhe në ndeshjen e radhës përballemi me të njëjtin trajtim të padrejtë dhe referim tendencioz, presidentët e klubit do të tërhiqen nga garat e metutjeshme!”, ka reaguar KF Besa.