Humb ndeshjen ndaj Real-it

Futboll

Humb ndeshjen ndaj Real-it

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 23:00
Braziliani Antony

Braziliani Antony pas një periudhe të errët te Manchester United, duket se gjeti dritën pas huazimit te Betis. Braziliani ka shkëlqyer në ndeshjet e tij të para me fanellën e Betis, duke shënuar 2 gola dhe duke dhënë 3 asiste.

Betis mori një fitore të madhe sot në transfertë 1-2 ndaj Getafe. Dy golat u shënuan nga Isco, në golin e parë, asistoi Antony.

Në fund të ndeshjes, braziliani bëri një ndërhyrje të gabaur ndaj kundërshtarit duke u ndëshkuar direkt me karton të kuq. 

Një ndërhyrje e pakuptimtë e brazilianit nga mbrapa ndaj kundërshtarit në zonën kundërshtare, ku nuk kishte asnjë rrezik. Antony humb sfidën e radhës për Betis, që është ajo ndaj Real Madridit javën që vjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat