Pas dorëheqjes së Qatip Osmanit, Struga Trim Lum do të udhëhiqet nga Meriton Gega në ndeshjen e kupës me Gostivarin e cila luhet të mërkurën.
Një trajner që ka qenë asistent i Osmanit deri më tani dhe një trajner që i solli Strugës titullin e dytë sezonin e kaluar me rezultate fantastike në xhiron e fundit.
Në publik kanë nisur spekulimet për trajnerin e ri, por ende nuk ka një vendim.
E vetmja gjë e sigurt është se Meriton Gega do të drejtojë skuadrën të mërkurën.