FC Liria i drejtohet Vëllaznimit: Pse nuk dënuat aktet e dhunës kur tifozët dhe lojtarët tuaj sulmuan stafin tonë?

Futboll

FC Liria i drejtohet Vëllaznimit: Pse nuk dënuat aktet e dhunës kur tifozët dhe lojtarët tuaj sulmuan stafin tonë?

Nga: K.G. Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 23:52
Logo e Lirisë

Liria e Prizrenit ka reaguar për dhunën që shkaktuan tifozët e saj sot ndaj futbollistëve të Vëllaznimit, në kuadër të javës së 16-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Liria shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Vëllaznimit.

“Klubi ynë ka ndjekur me vëmendje reagimet e KF Vëllaznimi dhe të akterëve të tjerë sportivë lidhur me ngjarjet e fundit.

Duke parë deklaratat e tyre, kemi disa pyetje të domosdoshme:

Ku ishte reagimi juaj pas ngjarjeve në Malishevë gjatë ndeshjes së parë mes dy klubeve?

Pse nuk dënuat aktet e dhunës kur tifozët dhe lojtarët tuaj sulmuan stafin tonë? 

Pse nuk i cilësuat si "kriminelë", ashtu siç bëtë sot?

Dëshirojmë të theksojmë qartë se nuk ka pasur asnjë tendencë apo qëllim për sulm ndaj klubit kundërshtar. Gjithçka që ndodhi ishte rezultat i tensioneve mes dy tifozërive, duke marrë parasysh edhe provokimet dhe incidentet e shpeshta të kohëve të fundit, duke filluar nga ngjarja në Malishevë e më tutje, deri sot në "Përparim Thaçi".

Ne e dënojmë çdo akt dhune, pa asnjë hezitim. Por drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë. Nuk mund të pranojmë standarde të dyfishta kur flasim për ndëshkimin e akteve të dhunshme.

Presim që të gjithë të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe të trajtohen me të njëjtën drejtësi, pa dallim”, reagon FC Liria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat