Neymar shënon gol të rrallë nga korneri

Futboll

Neymar shënon gol të rrallë nga korneri

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 10:32
Neymar

Neymar Junior është duke e rikthye dita-ditës formën e tij optimale.

Ylli brazilian e shënoi një gol të rrallë mbrëmë direkt nga korneri, ndërsa i dhuroi edhe dy asistime në fitoren e Santosit me rezultat të pastër, 3:0 ndaj Inter Limeira në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Campeonato Paulista.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit gjuajti direkt nga korneri për ta qëlluar shtyllën dhe për të përfunduar topi në rrjetë në minutën e 27-të.

Ky ishte goli i dytë i numrit 10 që prej rikthimit të tij tek “Albinese” pasi e mbylli kontratën miliona-dollarëshe me ekipin nga Arabia Saudite, Al-Hilal, me të cilin i kishte zhvilluar vetëm 7 ndeshje në 17 muaj, shkaku i një lëndimi të rëndë në gju.

Tifozët e Santosit kanë thënë se nuk ka fjalë që e përshkruan “olimpicogoal” që e shënoi Neymari, të cilin e konsiderojnë si “princ” të ekipit, ndërsa e krahasojnë edhe me legjendarin Pele.

Neymar, falë golit dhe dy asistimeve u zgjodh futbollisti i ndeshjes.

Përmes Santosit, ai e shprehu dëshirën për t’u rikthyer në ekipin kombëtar.

“Tifozët më provokuan, ndërsa unë ju thash që ta rrisnin dozën dhe e dhashë asistimin e parë për Tiquinho. Herën e dytë që ndodhi përsëri provokimi, unë këtë radhë iu përgjigja me gol”, deklaroi Neymar.

Ai thotë se ndihet më mirë fizikisht dhe uron që të mos lëndohet më.

“Për mua ka qenë gjithmonë një nder i madh që t’i mbroj ngjyrat e vendit tim”, shtoi Neymar, i cili synon të luajë për Brazilin në Botërorin 2026

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat