Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Futboll

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 10:50
Frenkie De Jong

Barcelona ia ka ofruar pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me Frenkie De Jong në verë, sipas raportimeve të fundit. 

De Jong u largua nga Ajaxi në vitin 2019 si njëri ndër lojtarët më premtues në botën e futbollit, duke iu bashkuar Barcelonës për 75 milionë euro. 

Teksa një kohë konsiderohej si pasardhësi i ikonës spanjolle Sergi Busquets, holandezi ka pasur vështirësi që të adaptohet në këtë gjysmë dekade në La Liga. 

Për këtë arsye, ai po konsiderohet si një lehtësim afatshkurtër i problemeve financiare të Barcelonës, me mesfushorin që është lidhur me disa prej klubeve më të mëdha në Evropë, duke përfshirë edhe Manchester United, në sezonet e fundit.

Sipas një raportimi të fundit, De Jong i është ofruar disa skuadrave para hapjes së afatit kalimtar veror. 

Arsenal, Liverpool, Chelsea, Man City dhe Man United që të gjitha thuhet se janë kontaktuar dhe informuar për situatën e tij. 

Këtë sezon, minutat e De Jong kanë qenë tejet të limituara kjo për shkak të performancave fantastike nga Pedri, Gavi dhe Marc Casado. 

27-vjeçari ka bërë vetëm katër paraqitje si titullar për gjigantin katalanas dhe muajin e kaluar lojtari adresoi thashethemet për të ardhmen e tij. 

“Njerëzit mendojnë se unë dua të qëndrojë tek Barcelona përgjithmonë për shkak se jeta jashtë futbollit është shumë e mirë këtu dhe kjo është mirë, por çfarë ndodhë në fushë është gjithmonë më e rëndësishme”, ka thënë De Jong.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat