Mbrojtësi i Liverpoolit, Andy Robertson, ka folur për fitoren e skuadrës së tij ndaj Manchester Cityt.
Ai ka theksuar se gjithnjë është vështirë të luash skuadrës së Pep Guardiolës.
“Së pari, të mundësh Manchester Cityn, si në shtëpi ashtu edhe jashtë, kurrë nuk është e lehtë. Që kur unë dhe Salah erdhëm këtu, shtatë apo tetë vjet më parë, kemi fituar këtu në këtë stadium në Ligën e Kampionëve. Është padyshim një fushë shumë e vështirë për të luajtur dhe ata gjithmonë e bëjnë lojën të komplikuar për ne”, tha skocezi.
Robertson gjithashtu u ndal te mënyra se si City e organizon lojën.
“Pastaj, kur sheh formacionin e tyre, kupton menjëherë filozofinë e tyre sulmuese dhe sa të vështirë e bëjnë ndeshjen për kundërshtarët”, theksoi Robertson.
Liverpool dhe Manchester City vazhdojnë të jenë rivalë të mëdhenj në Premier League, me përballjet mes tyre që shpesh vendosin fatin e titullit kampion.