Flick kërkon një Barcelonë të saktë para portës kundër Atletico Madrid

Futboll

Flick kërkon një Barcelonë të saktë para portës kundër Atletico Madrid

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 17:54
Hansi Flick

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka kërkuar nga skuadra e tij të jetë më e saktë në finalizim kur të ndeshet me Atletico Madrid. 

Dy skuadrat do të përballen të martën në gjysmëfinalen e parë të "Copa del Rey". 

Në përballjen e tyre të fundit në La Liga, të zhvilluar në dhjetor, Barcelona e kishte dominuar fillimin e ndeshjes dhe kishte kaluar në avantazh, por Atletico kishte arritur ta përmbyste rezultatin dhe të regjistronte fitoren e parë si mysafir ndaj katalanasve pas tetëmbëdhjetë vitesh, me shifrat 2-1.

"Kjo është një ndeshje tjetër. Duhet ta dëshmojmë veten", ka deklaruar Flick në konferencën për shtyp para sfidës që do të zhvillohet në stadiumin "Montjuic".

Gjermani e ka vlerësuar Atletico Madrid si një ekip të fortë dhe të kompletuar. "Atletico është një skuadër e shkëlqyer, kanë investuar shumë para. Kanë mbrojtësit dhe sulmuesit më të mirë. Do të jetë një ndeshje e vështirë", ka thënë ai.

Flick ka theksuar se Barcelona duhet të shfrytëzojë më mirë rastet për gol. "Duhet të përfitojmë nga mundësitë që krijojmë, e rëndësishme është të shënojmë gola. Gjithashtu, duhet të kemi parasysh se kjo është një përballje me dy ndeshje dhe jo vetëm një", është shprehur trajneri i katalanasve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat