​Skoci, Rejnxhërsat bëjnë gati rikthimin e Stiven Xherardit

Futboll

​Skoci, Rejnxhërsat bëjnë gati rikthimin e Stiven Xherardit

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 21:33
Steven Gerard

Sipas të gjithë kompanive të basteve në Britaninë e Madhe emri më i kuotuar për të marrë detyrën e trajnerit të Rejnxhërsave është Stiven Xherard.

Ish-trajneri i Al-Ettifaq thuhet se do të marrë një ofertë brenda pak orësh nga Rejnxhërsat, të cilët kanë shkarkuar para pak orësh Filip Klemo.

Sipas shtypit britanik thuhet se Stiven Xherard gëzon respekt të plotë në “Ibrox” pasi nën drejtimin e kapitenit të Liverpul skuadra në fjalë mundi që të fitonte titullin kampion në 2021-in.

Momentalisht Rejnxhërsat janë plot 13 pikë pas rivalëve të tyre, Sëlltiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat