Real Madridi, pas nënshkrimeve të Endrick Felipe dhe Kylian Mbappe, synon të përforcojë skuadrën e tij këtë verë.
Një nga objektivat kryesore është Trent Alexander-Arnold, i cili pritet të nënshkruajë si i lirë nga Liverpool pas skadimit të kontratës së tij.
Përveç Alexander-Arnold, Real Madridi po ndjek edhe dy lojtarë të tjerë: Miguel Gutierrez të Gironas dhe Nico Paz të Comos.
Sipas Cadena SER, klubi ka një opsion blerjeje prej 9 milionë euro për secilin dhe mund të aktivizojë këto klauzola këtë verë.
Të dy lojtarët mund të fillojnë parasezonin me Real Madridin, por ende nuk është e sigurt nëse do të jenë pjesë e skuadrës së parë.
Gutierrez, i cili ka impresionuar me Girona, është në radhët e disa klubeve të mëdha, duke përfshirë Liverpool, Arsenal dhe Bayern Munich.