Messi po planifikon të rikthehet në Barcelonë

Futboll

Messi po planifikon të rikthehet në Barcelonë

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 10:16
Lionel Messi

Lionel Messi është afër rikthimit në Barcelonë.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Álex Candal nga “DIRECTV Sports”.

Sipas tij, ylli argjentinas dëshiron ta veshë edhe një herë fanellën “Blaugrana” në sezonin e ardhshëm, duke e mbyllur eksperiencën e tij në Inter Miami.

Lajmi që vjen është paksa i papritur, mbi të gjitha pas mënyrës së largimit të tij nga Barcelona në vitin 2021 në drejtim të Paris Saint-Germainit.

Kontrata e kampionit të botës me klubin nga liga MLS do të përfundojë në muajin dhjetor, ndërsa do t’ia hapë atij dyert e një rikthimi të mundshëm në futbollin evropian.

Dëshira e lojtarit për të luajtur në stadiumin e rinovuar “Camp Nou” e bën të veten.

Përkundër paqartësive rreth kushteve të rikthimit të tij, informata sugjeron se synim i tij është që ta luajë sezonin e fundit në Barcelonë para se të fokusohet në përgatitjet e tij për Kupën e Botës 2026.

Messi është një legjendë e Barcelonës, me të cilën i ka realizuar 672 gola dhe i ka bërë 303 asistime, duke u bërë kështu lojtari më i mirë në histori të klubit.

Largimi i tij në vitin 2021 i kishte mërzitur tifozët, ndërsa një rikthim i mundshëm do të ishte një mundësi për t’u ribashkuar me audiencën dhe do të mirëpritej nga të gjithë, edhe nga rivalët e Barçës.

Nuk ka ende konfirmime zyrtare, por ky lajm ka zgjuar kureshtje dhe interesim të madh në botën e futbollit.

Bordi i Barcelonës e ka shqyrtuar me kujdes këtë opsion, ndërsa e sheh të mundshëm në aspektin ekonomik dhe teknik rikthimin e Messit dhe vënien e tij në dispozicion të trajnerit Hansi Flick.

Me afatin kalimtar të verës që po afron, Barcelona mund ta përgatisë terrenin për rikthimin e atij që konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat