Sherri: Shqipëria? Emocion i jashtëzakonshëm

Futboll

Sherri: Shqipëria? Emocion i jashtëzakonshëm

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 11:05
Alen Sherri

Alen Sherri po jeton momentin më të mirë në karrierën e tij futbollistike.Gardiani i Portës nga Egnatia u transferua te Cagliari në Serie A.

Ditën e djeshme shqiptari ishte pjesë e një aktiviteti në Cagliari që i kushtohej turneve të futsallës për vajza dhe djem. Shkodrani ka folur para të pranishmëve, ku ka motivuar të gjithë të rinjtë që të ndjekin ëndrrën e tyre.

“Jam i lumtur që i sjell një mesazh të gjithë të rinjve që kanë një ëndërr.

Kam lindur në Shqipëri dhe që i vogël kisha dëshirën të luaja në Serinë A, arrita ta realizoja.

Çdo djali dhe vajze u them që të besojnë në ëndrrat e tyre, çfarëdo që të jenë dhe të përpiqen ditë pas dite për ta realizuar duke mos u dorëzuar kur shfaqen vështirësi.

 Në qytetin tim është krijuar skuadra e parë e futbollit të femrave në Shqipëri, më ka ndodhur të luaj me vajza dhe jam argëtuar pa pasur asnjë lloj paragjykimi. Pak nga pak, futbolli i femrave u rrit.

Grumbullimi më Shqipërinë? Të vesh atë fanellë është një kënaqësi jashtëzakonisht e madhe për mua, më bën krenar.

Si ndjehem te Cagliari? Qyteti është i shkëlqyer, i ngjan atij ku jam rritur në vendin tim. Po marr shumë ngrohtësi nga tifozët, nuk mund të kërkoj më shumë”, ka theksuar 27-vjeçari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat