Arbër Abilaliaj ka marrë në dorë “frenat” e Partizanit deri në fund të këtij sezonit dhe tashmë misioni për të rikthyer “Demat” te rezultatet pozitive nis që ditën e sotme ndaj Laçit.
Kryeqytetasit presin në “Arenën e Demave” kurbinasit për të bërë mes tyre llogaritë për çerekfinalen e kthimit në Kupën e Shqipërisë, sfidë që do të startojë në orën 17:00, me duelin e parë mes tyre që ka përfunduar 0-0.
Një përballje ku Abilaliaj ka përgatitur ekipin për të gjitha detajet, ndërsa ka vendosur të riformatojë formacionin për bardhezinjtë. Tashmë timonieri i të kuqve pritet të rreshtojë ekipin me skemën 3 – 4 – 3.
Formacioni i mundshëm:
Partizani: Qirko, Preka, Sembene, Domgjoni, Podstrelov, Mehmeti, Shanaj, Atanaskovski, Taipi, Gudjufi, Binstsouka. Trajner: Arbër Abilaliaj.