Referi slloven që e drejtoi derbin turk Galatasaray – Fenerbahçe u pagua 10 mijë euro

Futboll

Referi slloven që e drejtoi derbin turk Galatasaray – Fenerbahçe u pagua 10 mijë euro

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 12:36
Pamje nga ndeshja

Gjyqtari slloven, Slavko Vinçiq, i cili e referoi derbin e çmendur turk Galatasaray – Fenerbahçe, u pagua 10 mijë euro, raporton mediumi turk “Sporx”.

Kjo i bie që ai i mori 3600 euro më shumë sesa 6400 eurot standarde që i fiton për një ndeshje që e drejton në garat e organizuara nga UEFA.

Gjithashtu, në raport thuhet se referi slloven e ka marrë edhe një mëditje ditore prej 800 eurosh.

Federata Turke e Futbollit vendosi që ndeshjen e madhe dhe të shumëpërfolur të Stambollit ta drejtojë një refer i huaj pas ankesave të klubeve elitare turke se Federata po e favorizon Galatasarayn.

Vinçiq i ndau nëntë kartonë të verdhë në ndeshjen e mbrëmshme.

Pesë nga këta iu takuan lojtarëve të Galatasarayt dhe dy të tjerë atyre të Fenerbahçes, kurse drejtuesit e stafeve të secilit klub e morën nga një karton të verdhë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat