Probleme me dhëmbët

Futboll

Probleme me dhëmbët

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 12:37
Mbappe

Real Madridi do të udhëtojë drejt “Reale Arena” nesër për të luajtur me Real Sociedadin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey.

Raportohet se trajneri Carlo Ancelotti do t’i pushojë Federico Valverden dhe Thibaut Courtois për ndeshjen kundër ekipit të Imanol Alguacil.

Por, tash raportohet për një tjetër yll që mund të mbetet jashtë kësaj sfide.

Sipas gazetarit Guillermo Rai nga “The Athletic”, ylli francez, Kylian Mbappe mungoi në stërvitjen e sotme të “Los Blancos”.

Thuhet se ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit kishte probleme me dhembët dhe kështu mungoi sot në ushtrime, gjë që e vë në dyshim prezencën e tij në ndeshjen e “San Sebastian” nesër mbrëma kundër Real Sociedadit.

Pra, mbetet gjithçka pezull nëse do ta shohim kampionin e botës me Francës në ekipin e mbretërve në ndeshjen e Copa del Rey.

Mbappe është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme në muajt e fundit dhe mungesa e tij eventuale do të ishte një humbje e madhe dhe një shqetësim për trajnerin Ancelotti. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat