Arteta nuk heq dorë nga titulli

Futboll

Arteta nuk heq dorë nga titulli

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 13:45
Arteta nuk heq dorë nga titulli

Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së Premier League kundër Nottingham Forest: “Ishte një fundjavë zhgënjyese. Në 15 ndeshjet e mëparshme kishim fituar 10 dhe kishim barazuar 5 prej tyre, pikërisht si Liverpool-i, me të njëjtën diferencë golash.

Kemi qenë jashtëzakonisht konstantë. Humbja e së shtunës ishte vërtet e vështirë për t’u pranuar, por realiteti është që ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur”.

Për rikthimin e Bukayo Saka dhe Gabriel Martinelli: “Po punojnë shumë mirë me riaftësimin, por kanë ende pak punë për të bërë”.

A është gara për titullin e mbyllur? Ja si përgjigjet trajneri i “Topçinjve”: “Duhet të kaloni mbi trupin tim. Do të shkoja në shtëpi nëse do të mendonja se nuk mund ta fitojmë titullin.

Dështimi është më i madh se tri ditë më parë, por nëse do të fitosh Premier League, duhet të bësh diçka të veçantë. Nëse duam ta fitojmë Premier League, pas gjithçkaje që kemi kaluar, duhet të bëjmë diçka që askush tjetër nuk ka bërë në historinë e kompeticionit. E dimë sa shpejt mund të ndryshojnë gjërat, të gjithë meritojmë të vazhdojmë të luftojmë”.

Për Nottingham Forest: “Është fantastike ajo që po bën si ekip, me në krye Nuno Espirito Santo. Edhe ajo që ka bërë ky trajner te Wolverhampton ishte e pabesueshme.

krenari e madhe për të, për stafin teknik dhe gjithashtu klubin. Ajo që kanë krijuar është një histori e jashtëzakonshme, ndaj përgëzime për ta”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat