Rikthehet Kupa e Shqipërisë

Futboll

Rikthehet Kupa e Shqipërisë

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 14:00
Ndeshjet

Kupa e Shqipërisë rikthehet sot me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve.

Këto sfida do të përcaktojnë katër skuadrat që do të kalojnë në gjysmëfinale.

Sot do të zhvillohen dy takimet e para: Partizani- Laçi dhe Vllaznia-AF Elbasani.

Në përballjet e para, të dyja çiftet u ndanë në barazim 0-0, duke e lënë gjithçka të hapur për kualifikim.

Partizani pret Laçin në “Arenën e Demave”, ndërsa Vllaznia përballet me AF Elbasanin në “Loro Boriçi”, me të dyja sfidat që do të luhen në orën 17:00.

Të mërkurën janë programuar edhe dy përballjet e tjera. Egnatia-Bylis do të zhvillohet në “Arena Egnatia” në orën 13:30, me rrogozhinasit që janë më pranë kualifikimit në gjysmëfinale falë fitores 1-3 në takimin e parë.

Ndërkohë, Skënderbeu-Dinamo City do të luhet në Korçë në orën 16:30, me ekipin korçar që ka avantazhin e fitores 2-0 nga sfida e parë.

Ndeshjet e raundit të dytë të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë:

Partizani – Laçi, 25 shkurt, ora 17:00

Vllaznia – AF Elbasani, 25 shkurt, ora 17:00

Egnatia – Bylis, 26 shkurt, ora 13:30

Skënderbeu – Dinamo City, 26 shkurt, ora 16:30

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat