Shumë tifozë të Liverpool-it nuk do të shkojnë në Paris

Futboll

Shumë tifozë të Liverpool-it nuk do të shkojnë në Paris

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 15:20
Tifozët e Liverpool

Tre vjet më vonë, plaga është ende e hapur.

Tifozët e Liverpool ende po përpiqen të harrojnë incidentet e 28 majit 2022, ditën e finales së Champions League të humbur nga Real Madrid në Stade de France.

Mijëra mbështetës të pranishëm në atë mbrëmje kanë kryesisht kujtime të tmerrshme nga ajo mbrëmje, një makth jo vetëm nga pikëpamja sportive.

Pra, ndërsa udhëtimi i ekipit të Slot-it në Parc des Princes afrohet, kujtimet e trazirave që ndodhën në fund të ndeshjes tre vjet më parë rishfaqen:

“Pas asaj që kam përjetuar, i këshilloj fuqimisht njerëzit të mos e vizitojnë Parisin”, tha për gazetën Le Parisien një tifoz besnik i Liverpool-it, ende i plagosur nga incidentet e rënda që ndodhën atë mbrëmje.

“Unë kam qenë i mbërthyer në hyrje dhe më pas u sulmova nga bandat dhe policia pas ndeshjes. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”.

Përtej dhunës, gënjeshtrave, dështimeve organizative, tifozët e Reds të intervistuar kujtojnë trajtimin që pësuan.

“Ishte e frikshme,” kujton një fans, ende i tronditur. “Ne nuk u trajtuam si njerëz normalë”. Pavarësisht kësaj, shumë do ta bëjnë këtë udhëtim, duke përfshirë Daniel Austin, tifoz i abonuar prej 20 vitesh.

“Por as unë dhe as miqtë e mi nuk duam të lejojmë ministrat dhe policët të prishin imazhin e Francës, të prishin aftësinë tonë për të mbështetur ekipin tonë. Mendoj se do të ishte një humbje nëse nuk do të kthehesha. Ne nuk duam të jemi të dobët”.

Më shumë se 2000 tifozë priten në seksionin si mysafirë të Parc des Princes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat