Milani ka në listë një emër të madh të futbollit shqiptar dhe menaxhimit sportiv, Igli Tare, i cili mund të bëhet drejtor sportiv i klubit kuqezi.
Sezoni i Milanit është në prag të dështimit dhe në Milano pritet të nisë një revolucion total jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në nivel drejtuesish.
Nëse skuadra nuk arrin në katër vendet e para, ky ndryshim do të jetë thuajse tronditës. “Sorriere dello Sport” ka shkruar si opsion edhe emrin e ish-sulmuesit të kombëtares shqiptare.
Ai më parë ka qenë drejtues sportiv te Lazio.
Një emër tjetër në listën kuqezi është Fabio Paratici, me eksperiencë te Juventus dhe Tottenham.