Arda Guler po joshet nga klubi i madh europian

Futboll

Arda Guler po joshet nga klubi i madh europian

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 15:52
Arda Guler

Arda Guler po konsiderohet si opsioni B i Bayern për merkaton e verës, duke qenë se transferimi i gjermanit Florian Wirtz është shumë i kushtueshëm.

Mesfushori i talentuar turk shihet si pjesa e duhur për të formuar një sulm të fuqishëm me Harry Kane, Jamal Musiala dhe Michael Olise.

Carlo Ancelotti nuk po i jep minuta dhe kjo mund të ndikojë që Arda Guler të joshet nga Bayern.

Ai deri tani ka 3 gola dhe 5 asiste me fanellën e Los Blancos.

Bayern planifikon ta përdorë Gulerin në një formacion 4-2-3-1 në rolin e trekuartistit, me Musialën që spostohet në të majtë të sulmit. Do të ishte një mundësi e mirë për turkun. Real Madrid mësohet se kërkon 50 mln euro për ta shitur, me kusht që të ketë 20% të fitimit në rast të rishitjeje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat