Alarmohet Anglia

Futboll

Alarmohet Anglia

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 16:07
Fanella

Në Britaninë e Madhe ka nisur një aksion i ri ku synohet minimizimi i shitjeve të produkjeve sportive jo të liçensuara prej sposnsorve teknikë të skuadrave respektive.

Sipas medieve në ishull është mësuar se edhe vetë forcat e rendit janë shtangur nga bilanci që kanë bërë pas një kontrolli të befasishëm të bërë në atë që sot njihet si “Rruga e Falsifikimit”.

Konkretisht Policia e Mançesterit ka sekuestruar plot 30.000 fanella fallco në një operacion të koduar me emrin “Vulcan”.

Pak orë pas ndërhyrjes në terren forcat e rendit janë shokuar nga ajo që kanë konstatuar pasi kanë mësuar se këto fanella prodhoheshin prej fëmijëve, të cilët kishin mundur që të largoheshin prej hoteleve ku qëndrojnë azil kërkuesit në Britaninë e Madhe.

Sipas shefit të Greater Manchester Police (GMP), Stefan Uotson, zona në “Cheetham Hill” ishte kthyer në një qendër ku mblidheshin emigrantët e jashtëligjshëm për të punuar për krimin e organizuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat