Dortmundi i njofton top klubet angleze për çmimin e Jamie Gittens

Futboll

Dortmundi i njofton top klubet angleze për çmimin e Jamie Gittens

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 16:21
Jamie Bynoe Gittens

Jamie Bynoe Gittens është një nga talenët më të mëdhenj në Bundesliga, por ai mund të largohet në verë nga Borussia Dortmund.

Sipas raporteve të Teamtalk, Borussia Dortmund synon të sigurojë një marrëveshje me vlerë afërsisht 70 milionë euro për sulmuesin Jamie Gittens.

Lojtari tashmë ka marrë garanci nga drejtuesit e BVB-se se do të lejohet të largohet në verë nëse klubi të pranojë një ofertë të përshtatshme për të.

Gittens, i cili ka shkëlqyer këtë sezon me 11 gola e katër asistime është në listën e top klubeve evropiane.

Nëse Borussia Dortmund dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, besohet se do të shitet Gittens në mënyrë që klubi të balancojë gjendjen financiare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat