Fenerbahçe i del në mbrojtje Mourinhos

Futboll

Fenerbahçe i del në mbrojtje Mourinhos

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 16:24
Jose Mourinho

Fenerbahçe i ka dalë në mbrojtje Jose Mourinhos dhe i është kundërpërgjigjur rivalit të përbetuar, Galatasarayt.

Feneri përmes një deklarate ka paralajmëruar masa ligjore për shpifje ndaj Galatasarayt.

Klubi i Mourinhos thotë se deklarata e trajnerit portugez kishte të bënte me reagimet dhe presionin ndaj gjyqtarit që bënin nga bankina e Galatasarayt dhe se s’ka pasur të bëjë me racizëm, por që Galatasaray qëllimisht e ka shtrembëruar dhe e ka keq interpretuar deklaratën e tij.

Derbi i Stambollit u mbyll baras pa gola, ndërsa nuk munguan polemikat para, gjatë dhe pas lojës.

Shkaku i presionit dhe frikës për favorizim të Galatës, Federata Turke ia besoi drejtimin e kësaj ndeshjeje një referi të huaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat