Tjetër rikthim te Shqipëria!

Futboll

Tjetër rikthim te Shqipëria!

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 16:42
Ardian Ismajli

Ardian Ismajli po kalon një sezon të mrekullueshëm te Empoli. Me të në krye, Empoli u kthye për disa kohë si një nga mbrojtje më të forta në Serinë A. Koha kaloi dhe e tregoi më së miri se pa Ismajlin në fushë, Empoli është i shkatërruar.

Në dy ndeshjet e fundit, Empoli ka humbur 3-0 ndaj Udineses dhe 0-5 ndaj Atalantës.

Dy ndeshje pa asnjë histori dhe me 8 gola të pësuar. Ndërkohë nesër Empoli do të përballet në çerekfinalen e Kupës së Italisë me Juventusin Por Ismajli është rikuperuar nga dëmtimi dhe do të jetë gati për këtë takim.

Dyshimi i vetëm është nëse mbrojtësi shqiptar do ta nis nga minuta e parë apo jo këtë takim. Trajneri D’Aversa ka treguar saktësisht vlerën e tij në ekip.

“Ismajli do të jetë pjesë e skuadrës, pastaj ne do të vendosim nëse do të luajë menjëherë si titullar apo jo. Për ne Ismajli është një lojtar shumë i rëndësishëm që na ka munguar këto kohë”, tha D’Aversa. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat