Një shqiptar do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen e kupës, Vardari - Sileksi

Futboll

Një shqiptar do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen e kupës, Vardari - Sileksi

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 16:51
Pamje

Të mërkurën, do të luhen ndeshjet çerekfinale në Kupën e Maqedonisë së Veriut në futboll.

Tashmë dihen edhe gjyqtarët e këtyre katër ndeshjeve.

Në Strugë, ku ndeshja pritet të jetë më interesante, ku luajnë Struga Trim Lum dhe Gostivari, arbitër kryesor do të jetë Stojançe Trpçevski nga Kavadari.

Në “Todor Proeski” në Shkup, gjyqtari Furkan Idrizi nga Tetova do ta vendosë drejtësinë në ndeshjen Vardar – Sileks.

Në Radovish, në takimin Detonit – Shkendija, refer kryesor është Aleksandar Grujoski nga Kërçova dhe në Strumicë në sfidën Brera – Arsimi arbitër kryesor do të jetë Stojançe Stojanov nga Shtipi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat