Në rast se Real Madridi vendos që ta shes Viniciusin, atëherë me shumën e madhe që do ta pranojë, ka shigjetuar dy lojtarë të mëdhenj për t’i shtuar në radhët e tij.
Bëhet fjalë për dy lojtarët spanjoll, Nico Williams dhe Rodri, të cilët pëlqehen shumë në kampin madrilen.
E ardhmja e Viniciusit mbetet në ajër, mirëpo ndonëse kontrata e tij me Realin përfundon në vitin 2027, një largim i mundshëm gjatë verës nuk duket të jetë i pamundur.
Lojtari ndihet i lodhur duke qenë në qendër të vendimeve kontraverse në Spanjë, me disa klube nga Arabia Saudite që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
Publikisht, Real Madridi e ka shprehur dëshirën e tij për ta mbajtur sulmuesin brazilian në radhët e tij, por në realitet, nëse një ofertë me “shumë zero” vjen drejt klubit – dhe lojtari dëshiron të largohet – atëherë shitja e tij mund të ndodh shumë lehtë.
Kështu, Real Madridi me paratë e sauditëve mund t’i shpenzojë në dy blerje të mëdha – të klasit botëror, raporton “Fichajes”.
Veçanërisht, Reali ia ka hedhur sytë lojtarit të Athletic Bilbaos, Nico Ëilliamsit, të cilin e sheh si zëvendësues perfekt për Viniciusin. Derisa, shumën tjetër të transferimit, dëshiron ta shpenzojë për mesfushorin – fituesin aktual të Topit të Artë – Rodri Hernandez, i cili është pjesë e Manchester Cityt.
Për Ëilliamsin, Reali mund ta paguajë klauzolën e tij të lirimit, e cila shkon nga 60 deri në 70 milionë euro, ndërsa për Rodrin i duhet t’i futet negociatave me Cityn.