Skuadra e yjeve me parametra zero

Futboll

Skuadra e yjeve me parametra zero

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 16:58
Lista

Shumë futbollistë mund të jenë të lirë në fund të këtij sezoni dhe sigurisht që këto muaj do të vendoset fati i tyre pasi rinovimi me ekipet ku luajnë aktualisht nëse nuk është bërë deri tani, do të thotë se diçka ka “ngecur” për arsye të ndryshme: nga aspekti ekonomik te ambicja personale ose edhe mërzia apo nevoja për të ndryshuar kampionat ose ambjent.

Në fakt, nëse bëhet një analizë, dalin të paktën 2 ekipe konkurruese me të gjithë këto futbollistë që do të jenë pa kontrata të tjera aty ku janë, edhe pse muajin tjetër disa prej tyre mund të vendosin rinovimin. Por, le të shkojmë te zgjedhja e top 11.

E nisim nga porta aty ku De Gea, që luan te Fiorentina pasi mbaroi aventurën te Manchester United dhe firmosi falas në Firence, mund të largohet këtë verë pasi firma e tij ka qenë për vetëm 1 vit. Dalin në mbrojtje ku gjejme dy futbollistë të Liverpool që kanë ngritur ekipin dhe kanë sjellë trofe si Trent Alexander Arnold dhe Virgil Van Dijk, që ende nuk kanë sinjale rinovimi.

Me ata, në një mbrojtje me katër, edhe Jonathan Tach i Leverkusen, që gjithashtu do të largohet me zero dhe Mitchel i Crystal Palace si mbrojtës i majtë, që edhe ai është në fund të aventurës te skuadra e Londrës në Premier League.

Në mesfushë gjejmë një super treshe me Kimich dhe De Bruyne por edhe Leo Messi më i avancuar. Gjermani ende nuk ka hedhur firmën te kontrata e re me Bayern, ndërsa belgu me shumë mundësi do të largohet, ashtu si edhe Messi nga Inter Miami ndoshta (edhe pse, ndoshta gjërat ndryshojnë më vonë)

Në sulm, një treshe e frikshme me Salah (të gjithë e dimë situatën e tij te Liverpool), Cristiano Ronaldo që nuk dihet nëse do të vazhdojë edhe një vit te Al-Nassr por edhe Neymar Jr si sulmues i majtë, pasi te Santos aventura e tij është vetëm deri në qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat