Nga studiot e Sky Sport, gazetari Fabio Karesa komentoi episodin e penalltisë së munguar në sfidën Kaljari-Juventus ku Luperto bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj Dushan Vlahoviçit.
Ky rast krijoi shumë polemika në rrjet, ndërsa sipas ekspertëve të arbitrimit përveç penalltisë duhej edhe një karton i kuq për Luperton.
Karesa nga ana tjetër i është përgjigjur me ironi pyetjes në lidhje me penalltinë e munguar.
“Nëse ajo nuk është penallti, për 30 vjet duhet të kem parë një tjetër sport atëherë. Është e pabesueshme se si një shtytje ndaj Vlahoviçit në zonë nuk mund të jetë penallti, pasi pa atë shtytje që e çekuilibroi atë do të kishte shënuar”, tha Karesa.