Moriero pas eliminimit: Bëmë dy gabime dhe u ndëshkuam dy herë

Futboll

Moriero pas eliminimit: Bëmë dy gabime dhe u ndëshkuam dy herë

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 19:32
Francesco Moriero - majtas

Partizani mposhti Laçin me rezultatin 2-1 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Në përfundimin e takimit, trajneri i Laçit Francesco Moriero doli në konferencë për shtyp.

Na mungoi goli, skuadra luajti mirë dhe dominoi ndeshjen.

Takimet vendosen edhe në gabime individuale, bëmë vetëm dy gabime dhe pësuam po kaq gola. Më vjen keq sepse me këtë që treguan djemtë merituan të kalonim. Kanë qenë gjithmonë agresiv, por gabimet në futboll paguhen dhe kështu ndodhi sot. Na vjen keq për klubin, tifozët dhe të gjithë të tjerët.

Ne e interpretuam ndeshjen shumë mirë, kemi qenë shumë agresiv, markuam shumë mirë ndaj një skuadre shumë të fortë. Djemtë bënë një ndeshje shumë të mirë, ekipi që meritoi më shumë të kalonte ishte Laçi. Partizani u ndëshkua me të kuqe dhe u lodh. Ata kanë bërë ndeshjen e tyre dhe ne jemi mbrojtur, por edhe ne kemi bërë presion. Ishte një ndeshje e fortë,

Partizani një skuadër historike dhe e fortë. Djemtë dhanë maksimumin, ishin lodhur dhe shpenzuan shumë. Morëm një gol në minutën e fundit, bëmë ndërrime për të reaguar, por ishte shumë vonë.”, tha Moriero.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat