Xavi Hernandez gati të rikthehet në stol për sezonin e ri!

Futboll

Xavi Hernandez gati të rikthehet në stol për sezonin e ri!

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 19:34
Xavi Hernandez

Xavi Hernendez, i cili që pas largimit nga Barcelona verën e kaluar ka qenë “pushim”, mund të jetë afër rikthimit si trajner në elitën e futbollit evropian. Trajneri katalanas, i cili mbetet një nga figurat më të respektuara ndërkombëtarisht, ka shprehur dëshirën për të menaxhuar sërish dhe tashmë janë disa skuadra që shihen si pista të mundshme për të.

Një nga skuadrat që mund t’i besojë stolin është Bayer Leverkusen. Skuadra gjermane ka qenë një nga surprizat e bukura në futbollin europian nën drejtimin e Xabi Alonso, por trajneri spanjoll me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit, gjë që do të linte një boshllëk të konsiderueshëm në stolin e “Aspirinave”.

Bordi i skuadrës së kampionit në fuqi të Bundesligës e vlerëson profilin e Xavi-t, pasi filozofia e tij do të përshtatej mirë me stilin sulmues që ata kanë shfaqur sezonet e fundit.

Bayern Munich është një tjetër gjigant evropian që monitoron nga afër situatën e ish-trajnerit të Barcelonës. Ardhja e Vincent Kompany nuk ka pasur ndikimin e pritur dhe bavarezët nuk përjashtojnë një ndryshim në fund të këtij sezoni nëse nuk arrinë pritshmëritë që kanë nga belgu.

Përvoja e Xavi në drejtimin e një klubi të nivelit të lartë dhe njohuritë e tij për futbollin gjerman, pasi është përballur me ekipe të Bundesligës në Champions League, e bëjnë atë një opsion tërheqës.

Në listën e destinacioneve të mundshme figuron edhe Tottenham. Skuadra londineze po kalon një periudhë të vështirë dhe po kërkon një trajner me një plan të qartë loje që mund ta rikthejë skuadrën në nivelet e larta në Premier League. Xavi i përshtatet profilit që kërkon bordi dhe aventura në Angli mund të jetë një sfidë interesante për trajnerin spanjoll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat