Rafael Leao do jetë një nga protagonistët kryesor të merkatos së verës. Fichajes raporton se Milan ka vendosur të shesë sulmuesin portugez si pjesë e planit të tyre për të rindërtuar ekipin për sezonin e ardhshëm dhe kërkon një shifër rreth 100 milionë euro për kartonin e tij.
Raporti në fjalë shton se janë të paktën 3 ekipe në garë për sulmuesin portugez. Al Hilal, skuadra arabe e konsideron Leao-n si një pjesë kyçe për projektin e tyre, veçanërisht pas largimit të Neymar. Al Hilal po kërkon një yll të ri jo vetëm për të forcuar skuadrën, por edhe për t’u bërë një atraksion i madh për Kupën e Botës për Klube 2025, një turne në të cilin ata aspirojnë të konkurrojnë në nivelin më të lartë.
Ekipi i dytë është Manchester City. Largimet e mundshme të Jack Grealish dhe Jeremy Doku do lënë një boshllëk të konsiderueshëm në krahë dhe Pep Guardiola e sheh Leao-n si lojtarin ideal për t’i dhënë një shtysë të re sulmit të “Qytetarëve”. Shpejtësia e tij, aftësia për të përçarë dhe vendosmëria një-në-një e bëjnë atë një objektiv prioritar për merkaton e verës për City-n.
Në të njëjtën kohë, edhe Manchester United i bashkohet ofertës për anësorin portugez. Rubén Amorim, ka kërkuar një përforcim të nivelit të lartë për krahun e majtë për të ngritur performancën e skuadrës pas shumë vështirësive që ka pasur në këtë repart këtë sezon. Bordi i United është i gatshëm të bëjë një investim të konsiderueshëm për të përmbushur kërkesat e trajnerit portugez dhe Leao është një nga emrat e parë në listën e tyre të merkatos verore.