Gjyqtari i Ligue 1 ndërmerr veprim ligjor, pasi iu shpuan gomat e veturës

Futboll

Gjyqtari i Ligue 1 ndërmerr veprim ligjor, pasi iu shpuan gomat e veturës

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 19:41
eremy Stinat

Sipas një raportimi nga “Agence France Presse”, gjyqtari i Ligue 1, Jeremy Stinat ka ndërmarrë veprim ligjor pasi dy gomat e veturave të tij ishin shpuar, para ndeshjes Auxerre – Marseille, në të cilën ndeshje me vendim kontrovers e kishte ndëshkuar me të kuq lojtarin e OM, Derek Cornelius.

Gjyqtari kishte formuluar një ankesë në autoritetet përgjegjëse, dhe hetim veçse kanë nisur.

Deri në këtë fazë të hetimeve, sistemi gjyqësor nuk ka konfirmuar se ky ‘sulm’ ndaj tij është i lidhur me profesionin e tij si gjyqtar futbolli.

Xhandarmëria ka hapur një hetim të dielën për veprën “veturë e dëmtuar”, ka konfirmuar prokurori i rastit, Benoit Fontaine për “AFP”.

“Ky lloj veprimi nuk është i lidhur deri më tani me punën që e ushtron i dëmtuari”, ka thënë ai.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Francës, Phillipe Diallo ka zbuluar se gomat e veturave të gjyqtarit Stinat ishin shpuar para ndeshjes Auxerre – Marseille, të cilën e fitoi ekipi vendas me shifrat 3-0.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat