Postecoglou para ndeshjes ndaj City: Një test i madh për ne

Futboll

Postecoglou para ndeshjes ndaj City: Një test i madh për ne

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 20:12
Ange Postecoglou

Trajneri i Tottenham, Ange Postecoglou, e ka cilësuar përballjen ndaj Manchester Cityt si një sfidë të madhe për ekipin e tij, teksa skuadra po përgatitet për ndeshjen e së mërkurës në Premier League.

Në konferencën e fundit për shtyp, tekniku australian lavdëroi rivalët e tij dhe theksoi rëndësinë e këtij dueli për Spurs.

“Gjithmonë mezi pret sfida të tilla. Manchester City është një klub i jashtëzakonshëm, me një trajner të madh, me futbollistë të shkëlqyer dhe një stil loje shumë sfidues për çdo kundërshtar”, ka thënë Postecoglou.

“Ne i kemi shijuar përballjet me ta, qoftë këtë vit apo vitin e kaluar. Ata do të tentojnë të fitojnë, do të luajnë futboll sulmues, dhe ne do të përpiqemi të bëjmë të njëjtën gjë. Do të jetë një test i mirë për ne”.

Aktualisht, tabela e Premier League kryesohet nga Liverpool, ndërsa Manchester City ndodhet në vendin e katërt. Në anën tjetër, Tottenham, renditet në pozitën e dymbëdhjetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat