Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka kritikuar ngarkesën e madhe të ndeshjeve këtë sezon, duke e cilësuar kalendarin si "të papërballueshëm".
Real Madrid do të përballet me Real Sociedad të mërkurën në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit.
"Kur marrim parasysh kalendarin absurd me të cilin përballemi, jo vetëm ne, por të gjitha skuadrat, po bëjmë një punë të shkëlqyer", ka thënë Ancelotti. "Të gjitha ekipet që janë në garë për trofe po bëjnë shumë mirë, sepse ky është një kalendar i papërballueshëm".
Tekniku italian e ka pranuar se lodhja është evidente te të gjithë, përfshirë lojtarët, stafin dhe gazetarët.
"Jam i lodhur dhe imagjinoj që edhe ju jeni të lodhur... na duhet pushim", ka theksuar ai.