UEFA e dënon rëndë klubin serb

Futboll

UEFA e dënon rëndë klubin serb

Nga: K. Goca Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 20:28
Logo e UEFA-s

Asociacioni Evropian i Futbollit (UEFA) ka gjobitur në mënyrë shembullore klubin serb nga Bosnja dhe Hercegovina, Borcin e Banjallukës në prag të ndeshjes së tetës së finales së Conference League.

Për shkak të sjelljes së papërshtatshme të tifozëve të klubit gjatë ndeshjes kundër skuadrës sllovene Olimpia nga Lubjana, atyre do t'u ndalohet hyrja në stadiumin e Vjenës për ndeshjen kundër Rapid Vjenës.

Nuk është vetëm kaq dënimi, pasi klubi provokues serb u gjobit edhe me 54 mijë euro për mangësi organizative.

Një dënim shembullor për klubin serb.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat