Chelsea fundos edhe më shumë Southamptonin

Futboll

Chelsea fundos edhe më shumë Southamptonin

Nga: K.G. Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 23:01
Lojtarët e Chelseat

Skuadra e Southamptonit ka pak shpresa për të mbijetuar në Premier League. 

Chelsea sonte fundosi edhe më shumë Southamptonin në renditje.

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 në takimin e javës së 27-të.

Golat i realizuan Nkunku (24'), Neto (36'), Colwill (44') e Cucurella (78’).

Southamptoni është në fund të tabelës me 9 pikë.

Chelsea tani për tani zë vendin e katërt me 46 pikë të mbledhura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat