Ndeshje spektakolare në Barcelonë, nga 0:2 në 4:4

Futboll

Ndeshje spektakolare në Barcelonë, nga 0:2 në 4:4

Nga: K. Goca Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 23:28
Pamje nga ndeshja

Një ndeshje për t’u mbajtur mend mes Barcelonës dhe Atletico Madridit, në kuadër të gjysmëfinales së parë të Kupës së Mbretit.

Ndeshje me kthesa të mëdha në rezultat.

Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit.

Image

Pamje nga ndeshja

Atletico Madridi në fund ka barazuar me rezultat 4:4 me Barcelonën. 

Tetë gola në një ndeshje spektakolare që mbajti tifozët në ankth deri në sekondën e fundit të ndeshjes.

Atletico e nisi furishëm, për 6 minuta shënoi dy herë në portën e Barcelonës, duke iu falënderuar golave të Alvarezit (1') e Griezmannit (6’).

Barcelona këndëllet brenda pak minutave duke barazuar (2:2) me golat e Pedrit (19’) e Cubarsit (21’).

Në minutën e 41-të, Martinez ka shënuar për 3:2 dhe Lewandowskj në të 74-tën për 4:2 në të mirë të Barcelonës. Atletico si gjithmonë e rrezikshme, shënoi golin e tretë përmes Llorentes në minutën e 84-të. 

Në minutën e 90+3 Sorloth i Atleticos ka barazuar rezultatin 4:4.

Ndeshja e kthimit luhet në Madrid dhe pritet të jetë tejet e fortë në luftë për të siguruar biletën për në finalen e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat