Ballkani “mbush arkat” me ish-in e Shpresave

Futboll

Ballkani “mbush arkat” me ish-in e Shpresave

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 11:15
Ballkani

Geralb Smajli vetëm pas 7 muajsh si lojtar i Ballkanit do të largohet nga kampionët. Ish-lojtari i Vllaznisë sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Kosova do të transferohet në Çeki.

Saktësisht te skuadra e FK Mladá Boleslav, pasi palët kanë rënë dakort për këtë lëvizje.

Një operacion që do të “mbushë arkat” e Ballkanit dhe jo vetëm.

Nga ky transferim do të përfitojë edhe Vllaznia, me shkodrënët që zotërojnë një përqitje të kartonit të futbollistit.

Kujtojmë se mbrojtësi u largua nga Vllaznia në korrik, ku firmosi për kampionët e Kosovës. Sigurisht që ky transferim solli të ardhura në arkat e shkodranëve, me këto të fundit që do të përfitojnë sërish nga shitja e tij.

Nuk dihen ende detajet e kontratës, teksa në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë mbi këtë lëvizje që pritet të konkretizohet shumë shpejt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat