Slot: A mund ta arrijë Salah nivelin e Messit dhe CR7?

Futboll

Slot: A mund ta arrijë Salah nivelin e Messit dhe CR7?

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 11:20
Salah

Arne Slot foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Premier League kundër Newcastle:

“Është një skuadër që shënon shumë gola dhe ka mjaft zgjidhje sulmuese.

Nuk pëson shumë, sepse ka një mbrojtje agresive. Isak?

Është nënvlerësim të thuash që është në formë të shkëlqyer, por ne kemi dy qendërmbrojtës shumë të mirë, gjë që është e domosdoshme kur përballesh me një lojtar të asaj cilësie”.

Për Salah: “Mohamed ka pasur sezone të jashtëzakonshme këtu te Liverpool-i.

Shpresojmë që të vazhdojë kështu për një periudhë edhe më të gjatë, por së pari duhet ta zgjasë kontratën e tij. Ju nuk më bëni më kësi pyetjesh, kështu që kjo është positive. Sa më mirë të luajë, aq më i kushtueshëm mund të bëhet.

Nëse nuk do të performonte mirë, do të mendonim dy herë para se ta rinovonim kontratën e tij. Mendoj se për të gjithë është më mirë që të bëjë kësi paraqitjesh. A mund ta arrijë nivelin e Messit dhe Ronaldos? Së pari, duhet të rinovojë…".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat