Një muaj më parë u bë i ditur një lajm që befasoi shumë njerëz: Pep Guardiola dhe Cristina Serra vendosën t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre pas tri dekadash së bashku dhe 10 vitesh martesë.
Mesa duket, çifti kishte rënë dakord të ndahej pas rinovimit të trajnerit me Manchester City. Familja e tij mendonte se trajneri do të largohej nga pankina e skuadrës angleze, por ai e zgjati kontratën deri në qershor të vitit 2027.
Martesa përfundoi në dhjetor, edhe pse lajmi doli në dritë vetëm në mes të janarit. Tani, gazetarja Lorena Vázquez ka shpjeguar në emisionin “Y ahora Sonsoles” se të dy janë “shumë të lehtësuar” që është zbuluar arsyeja e ndarjes: “Nuk ka persona të tretë dhe arsyeja lidhet me atë rinovim, i cili për të (Cristina) ishte shumë i rëndë dhe e surprizoi vërtet”.
Gazetarja ka theksuar se ata kanë marrëdhënie shumë të mirë mes tyre, aq sa e kanë lënë divorcin në duart e personave të besuar, madje kanë zgjedhur të njëjtin avokat: “Ata po bien dakord mbi kushtet fillestare që kjo ndarje të jetë sa më miqësore të jetë e mundur”.
Megjithatë, Lorena është habitur që Guardiola ende mban unazën e martesës:
“Nuk e di nëse është një simbol që dëshiron ta mbajë si nderim për martesën e tij, apo si një derë të hapur për një ribashkim. Më thonë se për të ky është një rrugëtim më i vështirë. Ai do të ishte më i hapur ndaj një pajtimi sesa ajo”.
Gazetarja shtoi gjithashtu se “Cristina po e përjeton keq faktin që emri i saj është vënë në qendër të vëmendjes”, pasi gjithmonë ka preferuar të qëndrojë në prapaskenë dhe nuk donte të njihej thjesht si gruaja e trajnerit të Manchester City, edhe pse ishte shumë krenare për martesën e saj me të: “Të shohë veten në revistat e ‘showbiz’-it dhe të jetë objekt i medias rozë është diçka që nuk i pëlqen aspak, ndaj po e përjeton si një barrë të rëndë”.