Inzagi pas kualifikimit: Asllani luajti shkëlqyeshëm

Futboll

Inzagi pas kualifikimit: Asllani luajti shkëlqyeshëm

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 11:30
Inzagi e Asllani

Interi siguroi kualifikimin për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Zikaltrit eleminuan Lacion dhe tashmë do të përballen me Milanin për një biletë për në finale.

Simone Inzagi ka deklaruar pas ndeshjes se fakti që skuadra është ende në garë në të tre kompeticionet duhet të jetë stimulues për ta. Ai ka vlerësuar paraqitjet e lojtarëve që përzgjodhi t’i kishte titullarë, si Zielinskin, Asllanin apo Arnautoviçin.

“Të jemi ende në garë në tre frotne duhet të jetë stimuluese, jo shqetësuese.

Tani kemi probleme, por duhet të jemi të zotët për t’i zgjidhur. Ndeshjet nuk duhet të na frikësojnë, por duhet të jenë një kënaqësi për t’i luajtur.

Zielinski luajti një ndeshje të shkëlqyer, por nuk dua të veçoj vetëm atë. Mendoj edhe për Asllanin, Fratezin, që iu nënshtrua një trajtimi sot për të qenë këtu në mbrëmje, Taremin, i cili kishte probleme që me Leçen, Arnautoviçin që shënoi dhe Bisekun e De Vrajin”, ka deklaruar Simone Inzagi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat