Ten Hag për periudhën në Man Utd: Mund të jem vetëm mirënjohës

Futboll

Ten Hag për periudhën në Man Utd: Mund të jem vetëm mirënjohës

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 11:36
Ten Hag

Erik ten Hag është rikthyer në kohë duke e rikujtuar periudhën e tij te Manchester Unitedi.

Trajneri holandez u shpreh duke i përmbledhur tifozët, lojtarët, stafin e futbollin anglez në përgjithësi se është vetëm mirënjohës për këtë.

“Më pëlqeu shumë. Futbolli anglez, tifozët që janë kaq të përkushtuar ndaj klubit... ata janë kaq besnikë ndaj klubit, lojtarëve dhe stafit, kaq të përkushtuar.

Mund të jem vetëm mirënjohës për këtë. Ne gjithashtu u dhamë diçka tifozëve të Man United. I dhamë dy tituj, pas gjashtë vitesh pa asnjë titull. Unë kam qenë i vlerësuar dhe e kam ndjerë gjithmonë këtë kur kam ecur në rrugët e Mançesterit”.

Trajneri 55-vjeçar pranoi se përpara çdo ndeshjeje shkonte vetëm në “Old Trafford” dhe zbuloi se është e vetmja gjë që i mungon.

“Përpara çdo ndeshjeje, gjithmonë shkoja vetëm në Old Trafford. Është një vend ikonik, edhe kur ishte bosh. Nëse ka një gjë që më mungon, është Old Trafford”.

Tekniku holandez zbuloi se çka i bën të veçantë tifozët e Djajve të Kuq

Ajo që i bën tifozët e Manchester United kaq të veçantë është se ata qëndrojnë pranë skuadrës, gjithmonë… edhe përballë pengesave. Duke treguar besim përmes thirrjeve dhe shprehjeve të tyre.

Kështu e shikon një tifoz lojën”, tha për SEG Stories.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat