Agjenti i Donnarummas: Nuk kemi pasur kontakte me Interin

Futboll

Agjenti i Donnarummas: Nuk kemi pasur kontakte me Interin

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 11:50
Gianluigi Donnarumma

Enzo Raiola, agjenti i Gianluigi Donnarumma, ka folur për të ardhmen e klientit të tij: “Ai është portieri i PSG-së dhe i kombëtares italiane, ndaj, siç është normale, është shumë i vlerësuar nga klube të ndryshme.

Kontaktet për rinovimin kanë nisur që verën e kaluar dhe po punojmë me qetësi në këtë drejtim. Duke marrë parasysh rregullat e vendosura nga UEFA, klubi parizien po bën një hap pas nga pikëpamja financiare, duke ulur shpenzimet për pagat nga mbi 500 milionë euro në më pak se gjysma e kësaj shifre.

Ne kemi pranuar politikën e re të PSG-së për menaxhimin e kontratave dhe po punojmë për mundësinë e rinovimit, duke kërkuar zgjidhjen më të mirë, por për momentin nuk ka asnjë nxitim. PSG ka shprehur disa herë dëshirën për të vazhduar me Donnarumma, e njëjta gjë vlen edhe për të.

Nuk ka pasur kontakte as me Interin dhe as me klube të tjera.

Besoj që, nëse Donnarumma do të dalë në treg, nuk do të ketë vështirësi për të gjetur skuadra të interesuara për të, por aktualisht nuk ka asnjë mundësi konkrete në këtë drejtim. Nëse diçka ndryshon në muajt e ardhshëm, atëherë do të bëjmë vlerësimet tona”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat