4 ekipe në “luftë” për 2 biletat e gjysmëfinales

Futboll

4 ekipe në “luftë” për 2 biletat e gjysmëfinales

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Kupa e Shqipërisë do të luajë ndeshjet e fundit të çerekfinaleve të kthimit ditën e sotme. Duele mjaft të rëndësishme dhe shumë të luftuara janë në program për t’u zhvilluar në 2 orare të ndryshme.

Gjtihçka do të startojë me duelin mes Egnaatias dhe Bylisit.

Përballje që do të luhet në “Egnatia Arena” në orën 13:30. Rrogozhinasit do të luajnë thjeshtë për formalitet dhe për të ruajtur avantazhin 3-1 të marrë në sfidën  e parë, ndërsa nga krahu tjetër ballshiotët do të tentojnë përmbysjen e madhe për të siguruar gjysmëfinalen.

Në orën 17:00 do të jetë radha e Skënderbeut dhe Dinamos për të vendosur edhe gjysmëfinalistin e fundit të Kupës së Shqipërisë. Një duel që do të luhet në Korçë, me korçarët që kanë avantazhin e sfidës së parë të fituar 2-0.

Ekipi i Ernest Gjokës do të tentojë të ruajë avantazhin, ndërsa Ilir Daja me “djemt” e tij të tentojnë përmbysjen për të qenë mes 4 skuadrve më të mira të Kupës së Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat