Inzaghi: Ndjehem shumë mirë tek Interi, ka harmoni

Futboll

Inzaghi: Ndjehem shumë mirë tek Interi, ka harmoni

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 12:23
Simone Inzaghi

Simone Inzaghi, trajneri i Interit, ka folur për “SportMediaset” pas ndeshjes çerekfinale të “Coppa Italia” kundër Lazios:

“E dimë që po fillon një periudhë e ngarkuar me 6 ndeshje brenda 20 ditësh, kështu që do të ketë rotacione. Sonte (mbrëmë) na mungonin Thuram, Carlos dhe Zalewski, të cilët do të na kishin dhënë më shumë mundësi për të ndryshuar gjatë lojës”.

Ausilio dhe Marotta kanë thënë se cikli juaj tek Interi nuk ka përfunduar ende. Sa ju kënaqin këto deklarata? Ja përgjigja e trajnerit zikaltër: “Natyrisht, unë ndihem shumë mirë tek Interi. Ka shumë harmoni mes të gjithë departamenteve të klubit. Ka objektiva për t’u arritur, gjithçka është në lojë, por fjalët e drejtorit dhe presidentit më japin shumë kënaqësi”.

Massimo Marianella, në një prononcim për “Sky Sport”, komentoi gjithashtu situatën e Inzaghit: “Pres që ai të rinovojë deri në fund të sezonit. Alternativa e vetme është që ai të dëshirojë një eksperiencë jashtë Italisë. Kujtojmë që disa muaj më parë pati një telefonatë nga Manchester United. Mendoj se është një trajner për të cilin flitet padrejtësisht shumë pak.

Nuk përmendet kurrë si një nga më të mirët, ndërkohë që ai vazhdon të fitojë me këtë Inter të jashtëzakonshëm, pasi më parë kishte fituar trofe edhe te një Lazio më pak e fortë. Është një trajner jashtëzakonisht pragmatik.

Këtë vit ndoshta e ndjen më shumë presionin, por mbetet një trajner i shkëlqyer edhe nga ana njerëzore”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat